Blindohen qytetet / Pas heqjes se autobuzave, Rama merr vendimin drastik, asnje makine..

641
0

Nga dita e neserme, e premte në orën 06:00 dhe deri të dielen më mesnatë do të blindohet perimetri i qarqeve Tiranë-Durrës dhe do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe atyre të transportit ndërurban drejt Tiranës dhe Durrësit dhe anasjelltas. Po ashtu, nuk dotë lejohet as qarkullimi i mjeteve drejt zonave të tjera të vendit nga këto dy qarqe. Kjo u njoftua nga kryeministri Edi Rama.

NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE NË TIRANË E DURRËS, SI DHE TRANSPORTI NDËRURBAN MES TIRANËS E DURRËSIT

-NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE DHE URBANËVE NË SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, LUSHNJE, FIER DHE VLORË

– QARKULLIMI NË KËTO TERRITORE DO TË JETË I HAPUR VETËM PËR AUTOAMBULANCAT, AUTOMJETET QË KRYEJNË FUNKSIONE SHËRBIMI SHTETËROR DHE ATO QË TRANSPORTOJNË MALLRA

– KËTO MASA EKSTREME KUFIZIMI TË LIRISË SË QARKULLIMIT JANË DOMOSDOSHMËRI PËR TË MBROJTUR ÇDO QYTETAR, ÇDO FAMILJE DHE VETË SHQIPËRINË NGA PËRSHKALLËZIMI AGRESIV I SULMIT TË KORONAVIRUSIT MBI NE DHE TË AFËRMIT E TË NJOHURIT TANË

Ky është një “grip” që do të prekë shumë prej nesh. 80 % e atyre që do të preken do ta kalojna pa asnjë shenjë. Kjo do të thjotë se gjithkush nga ne mund ta ketë prandaj edhe pse nuk ndjejmë asgjë, na takon të gjithëve të mbrojmë të moshuarit dhe të sëmurën rrotull nesh sepse po e transmetuam tek ata u kemi bërë “peshqesh” një hall të madh.

Ndër ata që kanë shenja janëshumë pak ata që bëhen për spital sepseshumica e kalon me suikletet e një gripi të zakonshëm dhe prej atyre që përfundojnë në spital shumica shërohen por prapëseprapë askush nga ne nuk mund dhe nuk duhet të vërë bast me probabilitetin tejet të ulët që ai/ajo apo i afërm i tij/saj të hyjë tek ata qëmund të humbasin edhe jetën. Në asnjë mënyrë JO. Kurrën e kurrës. Frikë aspak, kujdes PO. Shumë fare madje.

Kam besim dhe kini besim: nuk kemi në dorë të vrasim armikun e padukshëm që na rrotullohet të gjithëve duke kërkuar pengje në shtëpitë tona po kemi në dorë ta lodhim derisa ta mundim duke ndihmuar njëri tjetrin dhe me ndihmën e zotit, të diellit e të rritjes së temperaturave.

Përveç vetëdijësimit sa më të shpejtë, kufizimit sa më drastic të lëvizjeve të përditshme, respektimit të këshillave tëe autoriteteve shëndetësore dhe solidaritetit kombëtar, duke u bërë njësh shtet/qytetarë, asgjë tjetër sna duhet dhe asgjë tjetër sna ndihmon dot.  Besim motrae vëllezër besim, ne do ta mundim koronën dhe do të dalim më të fortë nga kjo luftë, siç dolëm nga goditja e tmerrshme e tërmetit” shkruan Rama.