“Bleva unazë 3600 euro te dyqani në TEG, por vlente vetëm 25 mijë lekë” qytetarja tregon cfare i ndodhi..

2 qytetarë nga Tirana të cilët kallëzuan se kanë blerë te qendra tregtare TEG (Tirana East Gate) një unazë duke paguar 3600 euro, por sipas tyre u doli se nuk ishte reale.

Kallëzimi është bërë nga shtetasja N.Q., 35 vjeçe, Ajo ka deponuar se bashkëshorti kishte blerë një unazë dhuratë për të, në një dyqan bizhuterish në TEG duke paguar plot 3600 euro.

Duke folur me shoqet e saj, 35 vjeçarja është futur në dyshime për cilësinë e unazës me diamant dhe vlerën e saj.

Për këtë, ajo ka shkuar në një tjetër dyqan bizhuterish në qytetin e Tiranës ku ka mësuar se unaza nuk vlente më shumë se 25 mijë lekë të reja.

Sipas informacionit që ajo mori atje, unaza vetëm gurët e vegjël rrethues i kishte diamantë kurse guri i madh ishte topaz.

E shqetësuar, ajo ka shkuar në dyqanin në TEG dhe ka denoncuar këtë gjë, por, sikurse kallëzon, shitësja ia ka kthyer me fjalët se nuk mbajmë përgjegjësi për mallin që shesim.

Qytetarja thotë se është ndjerë e mashtruar dhe ka kërkuar disa ditë më parë, më 14 maj 2021, që problemin ta ndjekë ligjërisht duke kallëzuar në drejtorinë e policisë së Tiranës,

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.