Blenë pasuri me paratë e grabitura, gruaja e Admir Muratajt befason me dëshminë e saj: Unë kam 3 vjet që…

3583
0

Me shpresën se do të zbulonin diçka mbi ata me të cilët bashkëpunonte Admir Murataj, është pyetur edhe bashkëshortja e 47-vjeçarit, Albana Alidhima.

Por, ajo ka deklaruar se kishte së paku 3 vite pa e takuar bashkëshortin dhe se nuk kishte asnjë dijeni se me kë shoqërohej ai.

Krahas përpjekjeve për të zbuluar gjurmë të shokëve të Admir Muratajt, që përpara se të vritej ishte gjithashtu një i shumëkërkuar prej drejtësisë, prokurorët po rishikojnë një varg ngjarjesh të dhunshme të viteve të fundit në fushën e grabitjeve. Dyshimi kryesor i prokurorëve bën fjalë për përfshirjen në grupin e grabitjes së Rinasit të disa personave që më herët gjithashtu janë lakuar për sulme të bankave dhe jo vetëm. Mes të dyshuarve është edhe një i shumëkërkuar tjetër, si edhe një 38-vjeçar i cili është lakuar si anëtar i një grupi grabitësish që vepronte jashtë vendit.