Blendi Gonxhe “shigjeton” femrat: Lyhen në timon, celularin në dorë dhe…

274
0

Drejtori i Përgjithshëm të DPSHTRR, Gonxhe në emisionin “Log” në ABC, kishte një kritikë për vajzat dhe zonjat në timon. “Vetësiguria fillon në atë 10 vjeçarin e parë, fillohet pihet, mbahet celulari, shoh, ka  edhe zonja, vajza të nderuara që janë tërë kohën duke u lyer, me telefon në dorë. Është gati edhe arrogancë, pasi makinat e reja janë me Bluetooth dhe nuk ka nevojë më për celular në dorë.

Pasi mund t’i lidhim me Bluetooth, por në përgjithësi për fat të keq femrat e bëjnë shumë këtë gjë” tha ai. Ngjarjen e fundit të premten ku u shua një familje, Gonxhe e cilësoi “të pafalshme, që shënon të gjithë kujtesën tonë” tha ai.

Pavarësisht kaheve politike, Gonxhe vlerësoi vendimin e Presidentit që u dha “OK” ndryshimeve të Kodit Rrugor. “Ajo që bëri presidenti ishte një punë e mirë e tij, një punë shumë e mirë, që aprovoi të gjithë paketën e Kodit Rrugor, me heshtje, nuk ka rëndësi, por që nuk e kundërshtoi” tha Gonxhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.