Blendi Fevziu pezullon emisionin, ja çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në “Opinion”: Nga sot nuk pranoj..

1689
0

Gazetari Blendi Fevziu ka pezulluar emisionin “Opinion” për më shumë se 15 minuta, në pritje për të sqaruar juridikisht një çështje të ngritur në emision.

I ftuar për të diskutuar lidhur me veprimet e fundit të presidentit  Meta, Nënkryetari i LSI Luan Rama ka ngritur një objeksion për pjesëmarrjen në panel të zotit Blendi Gonxhe.

Sipas Ramës, prania e zotit Gonxhe ishte e paligjshme, për faktin se kodi zgjedhor e ndalon pjesëmarrjen e përfaqsuesve të administratës në debate publike ku janë pjesë subjekte apo përfaqësues të partive politike.

Në këtë moment, gazetari Fevziu ka kërkuar të ndërpresë emisionin ose anulim të tij, deri në sqarimin zyrtar të situatës, pasi nuk do të organizonte një emision të jashtëligjshëm.

Vetëm pasi ka marr një konfirmim zyrtarisht, që pjesëmarrja e zotit Gonxhe nuk ishte e paligjshme, emisioni “Opinion” ka vijuar me debatin.

Gjithashtu gazetari Fevziu pohoi se në studion e tij nuk do të ketë deri në 25 Prill, persona të ftuar të përzgjedhur nga partitë politike.

Pjesë nga diskutimi në studio  

Blendi Fevziu: A do ta mbyll? E mbyllim po deshët se kam gati emision tjetër?

Luan Rama: Dua unë të jem korrekt me ligjin.

Blendi Fevziu: Do ta lëmë?

Luan Rama: Jo nuk do ta lëmë, unë dua të bëjmë debat.

Blendi Fevziu: Po si do ta bëjmë debatin, 3 me 1?

Blendi Gonxhja: Unë jam përfaqësues politik, sepse emërohem direkt nga Kryeministri. Në një farë më mënyre nuk jam përfaqësues i PS.

Blendi Fevziu:Përfaqësuesit e partive që sot, që vijnë me leje partie dhe unë nuk e di se kë më sjell partia, nuk i pranoj më. Unë po marr njerëz që kanë bindjet e tyre politike, kanë angazhimet e tyre politike, mbrojnë kauzat e tyre, por nuk i marr si përfaqësues partie. Mund të mbaj balancën e opinioneve për këtë dal garant,  por përfaqësues partie që sjell partia derr në thes, këtë nuk e bëj. Do ta mbyll debatin, s’ka problem.

Luan Rama: Mos ma keqkuptoni objeksionin tim.

Blendi Fevziu: Gonxhe do të largohesh? I jap Maznikut gjithë kohën

Blendi Gonxhja: Nuk gjej dot një zëvendësues për ju, pa…