Qytetarja B.L denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan shtetasin nga Ksamili Agron Lile, pasi ky i fundit i ka zaptuar shtëpinë. Zonja tregon se i ati, që punon e jeton në emigracion i ka blerë një shtëpi në Ksamil 25 metra katrorë godinë një-katëshe dhe truall.
Prona u ble në një ankand bankar, pasi Agron Lile e kishte lënë kolateral, nuk e kishte paguar. Sot zonja disponon certifikatën e pronësisë, por nuk e gëzon asnjë ditë pronën e saj, pasi ish-pronari ka ndërruar bravat e madje ka lënë dhe një qytetar brenda me qira.
“Ka një ngarkesë emocionale dhe një vlerë të madhe për mua kjo pronë. Im atë emigrant i një jetedhe aktualisht që flasim vazhdon që të jetë emigrant, ai ma bën dhuratë këtë pronë. Teksa unë përballem me këto lloj situatash ai e vuan jashtëzakonisht shumë sepse thotë unë nuk të kam blerë një pronë unë të kam blerë një hall. I jam drejtuar emisionit ‘Stop’ sepse prej vitit 2021 jam bërë pronare e një objekti 25 metra katrorë dhe një trualli 33 metra katrorë dhe deri tani që po flasim nuk arrij që ta gëzoj pronën time të cilën kam blerë në një bankë në ankand dhe ish-pronari të cilin unë nuk e njoh as nga dokumenti që unë kam marrë nga banka kur e kam blerë në ankand këtë pronë nuk e pranon që e ka humbur.
E ka lënë në kolateral dhe sipas të gjitha rregullave e ligjeve unë jam bërë pronare e saj. Por, edhe sot e kësaj dite unë nuk e gëzoj pronën time. Ish-pronari quhet Agron Lile, unë nuk duhet që të kisha asnjë dijeni të tij sepse edhe nga banka ishte emri i tij, por kur unë vij në objektin në të cilin u bëra pronare për të gëzuar pronën ai thotë se nuk e njeh si vendim atë të bankës dhe se nuk e ka humbur pronën e tij si kolateral që nuk ka shlyer detyrimet kundrejt bankës.