Bizneset në kërkim të punëtorëve: U detyruam të merrnim punëtorë të huaj, jane shume te kenaqur, ndersa shqiptaret..

506
0

Jo vetëm specialistë, por në Shqipëri prej kohësh mungojnë edhe punëtorët e pakualifikuar, forca e krahut të punës, e cila nuk ka nevojë arsimim.

Industria është ajo që po e vuan më shumë, ndërsa me ardhjen e sezonit turistik edhe sektori i shërbimit. Në këto kushte sipërmarrjet po i drejtohen punonjësve të huaj

Trendi i punonjësve të huaj vazhdon sidomos me ardhjen e verës ku pjesa më e madhe e punonjësve shqiptarë janë larguar në jug qoftë edhe jashtë. Kemi rritje kërkesash sidomos në ndërtim, por edhe në hoteleri. Punonjësit e huaj janë të përqendruar më së shumti në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Dhërmi.  

Mënyra se si funksionon rekrutimi i tyre është se përveç databazës që kemi me punëtorët e huaj edhe me kërkesat e kompanisë këtu, nëse kemi punëtorë në proces bëhet rekrutimi për ta, në të kundërt nëse kemi kërkesa të reja bëhet rekrutimi i tyre në vendin e huaj“, shprehet Klesta Dervishi nga Agjencia e Punësimit.

Skënder Milaqi është një sipërmarrës në zonën e Durrësit në fushën e prodhimeve plastike, i cili prej më shumë se 1 viti ka marrë punëtorë nga Bangladeshi

Kjo situatë ka filluar të paktën 7-8 vitet e fundit dhe me kalimin e kohës filloi të përkeqësohej derisa u detyruam të merrnim punëtorë të huaj. Aktualisht kemi rreth 20 dhe së shpejti sa të gjejmë akomodimin do ta rrisim numrin në 30 dhe mbase edhe më tepër. Sot të gjitha ndërmarrjet shqiptare duhet të fusin diçka në kokë, që nuk ecet dot më me pagat e vogla dhe duke mos i paguar sigurimet e plota punëtorëve.

Mund të them pa frikë, që në ndërmarrjen tonë paga nën 50 mijë lekë është e vështirë të gjesh. Aktualisht punëtorët e huaj janë shumë të kënaqur tek ne dhe nuk kemi asnjë punëtor të larguar. Mesatarisht një punëtor i huaj paguhet diku, bazën e ka 400 dollarë bashkë me orët jashtë orarit i shkon 500 – 550 dollarë”, shprehet sipërmarrësi.

Punëtorët nga Bangladeshi ndihen të mikpritur në Shqipëri, ndërsa vendin tonë përvecc pagës ata kanë edhe akomodomin dhe ushqimin të paguar

Unë jam Azraful Alam dhe po qëndroj në Shqipëri prej 7 muajsh. Është mirë të vish në Shqipëri, sepse ne nga Azia duam të vijmë në Europë. Të kemi një jetë të mirë dhe të fitojmë disa para. Na kanë trajtuar shumë mirë dhe sidomos njerëzit na kanë mikpritur mjaft mirë. Procesin e punës mu desh rreth 1 muaj që ta mësoja. Në Bangladesh kam një restorant dhe një biznes, por gjatë pandemisë puna ngeci dhe prandaj vendosa të vij këtu“.

Ndërkohë me ndryshimet e bëra në ligj nga qeveria shqiptare, sipërmarrësi që nënkotrakton punonjës të huaj mban përgjegjësi edhe për veprimet e tyre që mund të jenë kundra-vajtje penale apo veprime të tjera të paligjshme. Në rastet kur ata largohen nga vendi i punës për në Europë, duhet bërë një denoncim, pasi përndryshe mund të dënohen për favorizim të emigrimit të paligjshëm.