Biseda telefonike me homologun grek, Kryministri Rama tregon kur do hapet kufiri per punonjësit sezonalë

789
0

Kreu i qeverise, Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsitakis.

Dy kryeministrat folen për situatën e krijuar si pasojë e koronavirusit dhe masat e marra nga te dy shtetet, ndërkohë që është diskutuar edhe për hapjen e kufijve.

Para pak minutash, në një komunikim online për qytetarët, kryeministri Rama tha se gjatë bisedës u fol edhe për mundësinë e lëvizjes së punonjësve sezonalë.

“Dua t’ju informoj se në kuadrin e konsultimeve me miq dhe kolegë, kam pasur një bisedim me kryeministrin grek Mitsotakis për fazën dy. Dakortësuam që të shohim me vëmendje bashkarisht problemin e lëvizjes së punonjësve sezonalë më tej, që t’i çelet rrugë përfshirjes së tyre në aktivitetin e sezonit në mesin e majit”.