Binjakët shqiptare si dy pika uji, gjykata italiane nuk gjen dot fajtorin. Çmendet edhe ministrin italian, reagimi i tij në Facebook..

1199
0

Historia e të rinjve shqiptar binjakë dhe shumë të ngjashëm, që nuk mund të dënohen dot për shkak se kanë ADN të ngjashme, ka bërë shumë bujë në mediat italiane.

Edhe vetë ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka reaguar në rrjetet sociale. “Si i bëhet?!?!?” shkruan ai.

As Policia Shkencore nuk po arrin të fajësojë dy binjakët, të cilëve u pëlqen jeta plot rreziqe. Në zonën rurale të Friulit, në Porcia, katër vjet më parë, një Mercedes A ecën me shpejtësi, e ndjekur nga një makinë e karabinierëve. Shoferi e braktis makinën dhe ikën me vrap mes bimëve të panxharit. Hetuesit kontrollojnë timonin dhe levën e kamios. Gjejnë një bisht cigareje. “E kapëm”, mendojnë ata. Në laboratorët shkencorë veçohet ADN-ja e Eduard Trushit, 30 vjeç në atë kohë, shqiptar. Hetuesit ngrenë padi kundër tij dhe ai paraqitet para gjyqtarit bashkë me të vëllain Edmond

Janë binjakë homozigotë, si dy pika uji. Praktikisht, kanë kod gjenetik identik. Gjyqtari detyrohet ta lirojë Eduardin, pasi e ka të pamundur të përcaktohet se kush nga të dy ishte në të vërtetë në timonin e asaj makine. Dhe kështu, në Veri-Lindje të Italisë dalin në skenë dy vëllezër, që bëjnë vjedhje e grabitje, të shkathët, pa skrupuj, që drejtojnë makinën në mënyrë të rre.zikshme dhe me dy trashëgimi gjenetike të cilat duket sikur janë pasqyrim i njera-tjetrës. Të mërkurën e kësaj jave, në Gjykatën e Veronës u liruan sërish.

Gjithnjë i pandehuri ishte Eduardi, këtë herë i akuzuar për gr.abitje të dh.unshme në një shtëpi në zonën rurale të Veronës, në Nogarole Rocca. Një gr.abitje klasike, që kryhet natën, por pronari zgjohet, e kap në flagrancë dhe përpiqet ta bllokojë hajdutin. Vijon një zënkë me grushta e shkelma. Banditit i bie kapelja, ku dallohen njolla djerse. Policia Shkencore bën përsëri analizat dhe sërish del emri i Eduard Trushit. Por gjyqtarja Laura Donati është e detyruar ta lirojë nga akuzat, gjithnjë për faktin që nuk kuptohet se kush nga dy binjakët ka qenë në atë gr.abitje.

“Për të zbuluar ndryshimet e vogla në kodin gjenetik do të duheshin analiza shumë të ndërlikuara, me bashkëpunimin e laboratorëve shumë të specializuar”, pohon një ekspert i Policisë Shkencore. Ata janë identikë në gjithshka, me përjashtim të shenjave të gishtërinjve. Por, mjafton të veshin doreza dhe Edmondi e Eduardi bëhen i njejti person.

Trajta të njejta trupore, flokët njësoj, të njejtat tatuazhe në parakrahë. Janë 34 vjeçarë dhe në gjendjen civile rezulton se banojnë në Castiglione delle Stiviere, në provincën e Mantovës. Në vitin 2016 fituan epitetin e “binjakëve Lypen” në Pordenone. Dukeshin si të pakapshëm, me makina të fuqishme si Mercedes SLK apo Ford Mustang, transmeton shqiptarja.com. Një vit më parë, Prokuroria e Cuneos iu jepte autorësinë e qindra vj.edhjeve mes Piemontes dhe Venetos, duke iu seksuestruar 24 mijë euro cash, pesë orë dore Rolex floriri, diamantë dhe bizhuteri të tjera, me një vlerë të përgjithshme prej 300 mijë eurosh.

Harta e goditjeve të tyre tregon trajektore nga një cep i Italisë në tjetrin, nga Mantova në Treviso, nga Gorizia në Pesaro, deri në Pisa e Firence. “Janë tri procedura penale, që kanë përfunduar me lirimin nga akuzat për të njejtin motiv”, shpjegon Fabio Porta, avokat në Verona dhe mbrojtës ligjor i Eduardit. “Hetimet e bazuara vetëm mbi ADN-në për vëllezërit Trushi nuk çojnë askund, pasi nuk ekziston mënyrë për të përcaktuar pa asnjë dyshim se fjala është për njerin apo për tjetrin”.

Rrinë gjithnjë bashkë, janë të pandashëm dhe shpesh të pakapshëm. Luajnë me ngjashmërinë mashtruese si një bonus në gjykatat e Veri-Lindjes së Italisë, për të ulur dënimet e jetës së tyre në minimum.