Bill Gates vjen me nje tjeter ide: Duhet të hamë mish 100% sintetik

1097
0

Miliarderi dhe themeluesi i Microsoft Bill Gates Bill Gates ka publikuar se fundmi një libër të ri, ku tregon si të zgjidhet kriza e klimës në botë. 

Gjatë një intervist, Gates propozoi një ndryshim dramatik të sjelljes së popullsisë në vendet më të pasura, të cilët duhet të kalojnë te alternativat e mishit me bazë bimore, pra në mish të rritur në laborator ose në mish sintetik.

Sipas Gates, kjo praktikë është një hap për të trajtuar ndryshimin e klimës dhe për të shmangnur një katastrofë klimatike. Kjo bëhet duke zvogëluar emetimet e metanit që bakteret në traktet tretëse të bagëtive lëshojnë ndërsa përpunojnë ushqimet. Zvogëlimi i këtyre baktereve mund të arrihet nga përdorimi i proteinave bimore ose sintetike gjatë rritjes së bagëtive.

“Unë mendoj se të gjitha vendet e pasura duhet të kalojnë në mish viçi sintetike 100%. Ju mund të mësoheni me ndryshimin e shijes dhe pretendimi është që ata do ta bëjnë atë të shijojë edhe më mirë me kalimin e kohës.”

Sidoqoftë, idetë e tij, që do të detyrojë banorët e vendeve të fuqishme të kalojnë tek mish me bazë bimore, do të kërkojnë shumë kohë në mënyrë që njerëzit të mësohen me ndryshimin e sjelljes së të ushqyerit.