Bill Gates i drejtohet “Kampit të miliarderëve”: Duhet të marrim masa, tani! Dalin detaje nga nje nder takimet më sekrete

1129
0

Edhe pse është një ndër takimet më sekrete, detaje kanë dalë nga i ashtuquajturi “Kampi i miliarderëve” që mbahet në Sun Valley në Idaho.

Miliarderi Bill Gates raportohet t’iu jetë drejtuar miqve të tij po ashtu të pasur se duhet të bëhet më shumë për të luftuar ndryshimet klimatike.

Ai insistoi se problemi është real dhe mund të përkeqësohet nëse nuk merren masa të menjëhershme.

Konferenca elitare vetëm për VIP-a në Sun Valley bashkon liderë të ndryshëm nga bota e filmit, teknologjisë, dizajnit dhe sporteve. Të pranishmit këtë vit do të duhet të vaksinohen ose të jenë të pajisur me një test negativ për Covid-19 të kryer në 72 orët e fundit.

Në këtë konferencë nuk lejohet hyrja e asnjë mediaje, ndërkohë që fotot janë shkrepur nga paparazët.

Mes të pranishmëve këtë vit mund të veçojmë Bill Gates, Tim Cook, Mark Z uckerberg, Evan Greenberg, Phil Knight, Jeff Bezos dhe shumë të tjerë.

Takimi do të përfundojë të shtunën me fjalimin e 90 vjeçarit Warren Buffett.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.