Prej vitesh emisionet e pasdites janë ndër emisionet më të ndjekur e ku trajtohen tema showbizi e lifestyle. “Rudina” dhe “Ftesë në 5” janë dy emisione që transmetohen në të njëjtin orar dhe lufta për audiencë i ka prekur edhe ato. Pak ditë më parë në një intervistë për “Revista Class” Bieta u shpreh se emisioni i saj ka arritur 10 milionë shikime në Youtube dhe sipas saj është më i ndjekuri.
“Modestisht mund të them se ora 5 e pasdites në Top Channel, konfirmohet që ka ecur shumë mirë në shikueshmëri, konfirmuar edhe nga shikueshmëria në Youtube. Ftesë në 5” është emisioni më i ndjekur i këtij orari. Deri në mbyllje të sezonit televiziv, mesi i korrikut, “Ftesë në 5” kishte një shikueshmëri në shifrën 10 milionë, duke qenë kështu emisioni i parë i orës 5 dhe me një diferencë të theksuar nga vendi i dytë”, është shprehur Bieta.
Pas kësaj deklarate të Bietës, Rudina reagoi sot në puntatën e parë të këtij sezoni. Moderatorja u shpreh se emisioni i saj solli një risi të vërtet dhe më pas u kopjua, por e rëndësishme është që ka mbetur origjinal.
“Programi jonë fillimisht ka nisur me takimin e pasdites, ka qenë një program që solli risi të vërtet, një format ndryshe, u pëlqye menjëherë, u ndoq, u pasua, u kopjua dhe nga shumë të tjerë, por sot jetojmë në një botë të lirë ku secili mund të bëjë gjërat që dëshiron. E rëndësishme është të jemi origjinal dhe ne vazhdojmë të ruajmë origjinalitetin, të ecim përpara. Me shumë krenari e them këtë dhe pa harruar gjithmonë mirënjohjen që kam për ju”, u shpreh Rudina./Xing.al