Bie serish Dollari, ja si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore

307
0

Dollari amerikan pas një rikuperimi të lehtë që regjistroi ditën e djeshme ka pësuar sërish një rënie të vlerës këtë të premte teksa e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u blerë sot me 112.5 lekë dhe duke u shitur me 113.4 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Franga zvicerane ka shënuar një zbritje të kuotës këtë fund jave teksa në raport me ditën e djeshme blihet sot me 117.6 lekë dhe shitet me 118.5 lekë duke e mbyllur në rënie këtë javë.

Paundi britanik është valuta e vetme që ka regjistruar rritje mëngjesin e kësaj të premte pas masave të reja të qeverisë britanike ditën e djeshme duke u blerë sot me 133.3 lekë dhe duke u shitur me 134.5 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor monedha europiane vijon të ruaj vlera konstante duke mos pasur luhatje të ndjeshme të kuotës sikurse gjatë gjithë kësaj jave teksa vijon edhe sot të blihet me 116.7 lekë dhe të shitet me 117.3 lekë.