Skip to content

Bie në kanal makina me këngëtarët shqiptarë, ishin nisur për koncert

    Këngëtari Bruno dhe muzikanti Mir Vathi janë aksidentuar me makinë teksa udhëtonin për të performuar në një koncert.

    ‘News31.al’ bën të ditur se makina e tyre ka dalë nga rruga duke rënë nga lartësia.

    Në fotot shihet makina përmbys, por për fat të mirë dy artistët e “Threedots”, janë jashtë rrezikut për jetën.

    Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Maliq, në afërsi të Korçës.

    Bruno dhe Miri ndodhen në spital në Tiranë ku janë nën vëzhgimin e mjekëve.