Ballkoni i katit të pestë të një pallati në qytetin e Mamurrasit është shkëputur pasditen e sotme duke rënë një kat më poshtë.
Banorët të cilët të trembur nga frika se mos shembej pallati kanë lënë banesat. Sipas tyre pallatet në atë zonë kanë 1 muaj që janë rikonstruktuar nga tërmeti.
Fatmirësisht në momentin që ka rënë ballkoni nuk është lënduar asnjë qytetar.