Bie anonimati i Ministrit të ri të jashtëm, ja kush është ai në të vërtetë “Shumë shpejt ka për ta treguar..”

1237
0

Adri Nurellari këshilltari i Presidentit Thaci i ka dalë në mbrotje ministrit të ri të jashtëm Genti Caka. Përmes një postimi në rrjetin social ai e ka përcaktuar atë si eruditin që meriton besimin e dhënë nga kryeministri Rama, raporton Opinion. Duket se Kosova është dhe sebepi i miqësisë së tyre, pa llogaritur dhe faktin që Nurellari ka qenë për një kohë të gjatë këshilltar i presidentit Thaçi.


“Përtej paragjykimeve apo sulmeve të natyrshme partiake, unë jam i bindur që Genti shumë shpejt ka për ta dëshmuar veten si profesionist patriot i përkushtuar dhe me rezultate të prekshme për vendin”,- citohet nga komenti i Nurellarit në Facebook. Kryeministri Edi Rama, dy ditë më parë, shkarkoi plot 7 ministra nga kabineti i tij pa asnjë motivacion, thjesht shprehu keqardhje që duhet të ikin teksa i lavdëroi për punën që kryen në këto vite.


Për të gjitha ndryshimet mund të flitet pafund, por ajo që ka krijuar më shumë paqartësi dhe dyshime në publik ishte emërtimi i Gent Cakaj në vendin e Ditmir Bushatit. Përtej rëndësisë që ka përfaqësimi ndërkombëtar i Shqipërisë, negociatat mes Serbisë dhe Kosovës e bëjnë dhe më delikat pozicionin e diplomacisë shqiptare në arenën ndërkombëtare. Gent Cakaj u emërua në korrik të këtij viti Kryenegociator i çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim, ndërsa më parë ka qenë këshilltar i kryeministrit për politikën e Jashme.


Gafa dhe një anglishte të pakuptueshme ishte i vetmi informacion që qarkulloi për të në internet, ndërkohë që një jetëshkrim i tij mungonte dhe në faqen zyrtare te Ministrisë së jashtme ku ai mbante detyrën e zëvendësministrit. Gjithsesi ditët dhe javët në vazhdim do të jenë ato që do t’i japin publikut një panoramë më të saktë të ministrit të ri të Jashtëm, thuajse i panjohur dhe vetëm 28 vjeç.