Në zgjedhjet e 30 qershorit, aktori i humorit Erion Isai u zgjodh kryetar i bashkisë së Kolonjës. Prej disa javësh ai është zhvendosur së bashku me familjen e tij në Kolonjë ku dhe ka filluar punën në bashki.
Mirëpo, ditën e sotme nëpërmjet një postimi Erioni ka zbuluar se ka marr zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Kolonjës. Ai ka publikaur një foto të shkëputura nga betimi i tij ku shihet i rrethuar nga familja dhe kolegët.
“Privilegji i detyrës, me thirrjen e krenarisë e të qenit Kolonjar! Faleminderit!”, shkruan Isai.