“Besi nuk më do më”, ‘habit’ Xhensila, poston videon që nuk e prisnim

2031
0

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku është një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar.

Dhe siç të gjithë e dimë ato u bënë prindër për herë të parë muaj më parë.

Në jetë erdhi vogëlushja të cilën e pagëzuan me emrin shumë të veçantë Ajka.

Dhe në çdo intervitë ato e kanë theksuar se Ajka është gjëja më me vlerë e tyre.

Megjithatë, këngëtarja ka publikuar pak minuta më parë një video ku tregon se Besi po ndihet pak xheloz pasi ajo i kushton më shumë vëmendje Ajkës se atij.

“Që pas lindjes së gocës, ky çuni këtu që shikoni kështu të gëzuar me humor është bërë shumë xheloz edhe më thotë që: ‘Ke filluar të mos më duash si më parë’, ka thënë Xhensila ndërkohë që Besi ka shtuar: ‘Ta ka marrë dashnin Ajka.’

Mirëpo, në këto moment këngëtarja vendos këngën e Klajdi Harunit ‘Nuk të dua dot më pak’ dhe i drejtohet Klajdit duke i thënë që shyqyr që ka bërë këtë këngë që t’i tregojë Besit se nuk e do dot më pak.