Besi konfirmon ndarjen dhe flet per raportin me femijet: Djalin e shikoj rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten

3260
0

Pas Xhensilës, ka qenë aktori i humorit, Bes Kallaku që ka konfirmuar ndarjen, duke u shprehur se martesa e tyre ka marrë fund dhe se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten e tij.

Në një video që ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në internet, Besi shprehet:

“Gocën e shoh pak më shpesh, djalin më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Po mërzitem ndonjëherë se njeriut i ndodhin disa gjëra, disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Eshtë e vështirë kjo. Por e rëndësishme është të jenë mirë. Duhet të jemi falenderues sepse ne jemi nga ata që nuk vlerësojmë ditët e mira, Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet””, shprehet Besi