Besart Xhaferri kreu i ri i FRPD, reagon Evi Kokalari

59
0

Pak momente më parë përfundoi procesi i numërimeve dhe garën për kreun e FRPD e fitoi Besart Xhaferri.

Po si duket nga kjo fitore është zhgënjyer aktivitja Evi Kokalari. Ajo thotë se sot u “vra” çdo shpresë që të rinjtë kishin për një parti të rithemeluar.

Ajo madje i drejtohet kryesisë së PD, duke thënë se është një turp që lejuan këtë masakër zgjedhore.

“Sot ju vratë rininë dhe çdo shpresë që ata kishin në një parti të rithemeluar.

Turp kryesisë që e lejoj këtë masaker zgjedhore. Une nuk merrem më me këtë nivel njerëzish. Qofshi të gjithë mirë!” shkruan Kokalari në postimin e saj.

Prej kohësh Kokalari ka ndjekur fushatën e të rinjve dhe ka paralajmëruar për manipulim të votave, por sot duket se aktivistja shqiptaro-amerikane është zhgënjyer plotësisht nga zgjedhjet në FRPD.

Kujtojmë që në një deklaratë me hërët ajo ishte shprehur se deputetë e biznesmenë ishin vënë në lëvizje për Besart Xhaferri, duke dekurajuar kandidatët e tjerë.

Besarrt Xhaferri ka arritur të sigurojmë më shumë vota se pesë kandidatët e tjerë që ishin në garë. Ai ka arritur të sigurojë shumicën e votave, konkretisht 5256 vota, ndekur më pas nga Mariglend Doçi me 1292 vota.