Besa Kokëdhima tërhiqet nga ‘Kënga Magjike’: Nuk mund të këndëj dot.. reagon Ardit Gjebrea: Secili bën atë që ndjen

1699
0

Dje, këngëtarja Besa Kokëdhima njoftoi fansat e saj në rrjetet sociale se do të tërhiqet nga ‘Kënga Magjike’. Edhe pse i mungoi 6 vjet kësaj skene, ajo shprehet se nuk mundet dot të këndojë në respekt të situatës ku ndodhet vendi.

Mirëpo menjëherë pas kësaj ka reaguar Ardit Gjebrea. Moderatori me anë të një komenti shprehet se këtë vit ‘Kënga Magjike’ do të vijë me një kauz dhe misioni i saj do të jetë, ‘këndoj për të ndërtuar’.

“Besa e dashur, të thashë që Kënga Magjike këtë vit do të ketë misionin #kendojpertendertuar dhe të gjithë bashkë do kontribuojmë për ata që kanë nevojë. Kam qenë këto ditë në Thumanë dhe vendosëm që me të ardhurat nga biletat të ndërtojmë një shtëpi nga e para dhe kjo gjë do të transmetohet të dielën në @edielashqiptare. Secili bën atë që ndjen, të gjithë artistët janë bashkë këtë herë për të ndërtuar. Të lutem mos mungo! Të gjithë ndiejmë dhimbje, por #tegjithebashkemundemi Edhe artistët e huaj kanë ardhur për këtë kauzë! Të presim!”-shkruan Ardit Gjebrea