Bes Kallaku ben postimin e ndierë për Ijen: Sa shumë doja ta përqafoja dhe t’i puthja duart

455
0

Postimet neper rrjete sociale te Bes Kallakut shpesh here na bëjnë të qeshim, por sot aktori i humorit na ka emocionuar dhe na bërë të reflektojmë.

Ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto ku është duke takuar për pak çaste gjyshen e tij, Ijen, por duke respektuar distancën sociale.

Krahas fotos ai shprehet se kjo situatë e ka bërë të kuptojë se sa shumë rëndësi ka qoftë edhe një përqafim, për ata, gjyshërit tanë të cilët ndonjëherë e përditshmja na bën t’i harrojmë.

Për të, situata e krijuar nga virusi korona mbart brenda një mesazh të rëndësishëm se familja duhet të ketë në qendër të saj dashurinë, besimin dhe Zotin.