Berisha takon Meten, PD: U ra dakord për bashkëpunimin në…

182
0

Partia Demokratike ka dhënë një njoftim për mediat lidhur me takimin që kreu i PD,  Sali Berisha pati me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

PD sqaroi se në takim u diskutua dhe u ra dakord për  bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në  zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, si dhe për protestat popullore kundër pushtetit të kryeministrit Rama.

“Sot në Selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë zotit Ilir Meta.

Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës.

Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”, thuhet ne njoftimin.