HomeNewsBerisha s'i ndahet...

Berisha s’i ndahet Veliajt, i publikon biletën e kthimit: E ka me 18 janar, ka shkuar për të marrë..

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët publikoi biletën e avionit të Erion Veliajt si dhe u shpreh se Veliaj po e mbush komunitetin ndërkombëtar me shpifje për të marrë azil

Berisha: Tani, natyrisht nuk mund të mos ndalemi tek problemi i ditës.

Unë kam këtu, u kam sjellë këtu, është bileta e Erion Veliajt, i cili thotë se është nisur me datën 28 dhe e ka kthimin me datën 18 janar.

Tani, çfarë komenti kam unë.
Komenti është ky: skema e përdorur, cilido që ka ABC-në e kodeve dhe ligjeve, ishte mbathja se të arrestuam.

Prokuroria në mënyrë bizare, deklaron se i kemi të vërtetuara, unë e di që kanë të vërtetuara, se kanë dokumentet dhe llogaritë bankare të fshehta të tij, i kanë pasuritë, i kanë mashtrimet, se ai thotë më tradhtuan, keni bërë deklarata nën presion, aludon për vjehrrën, Velicën, nuk e di për kë aludon, e vërteta është se në seancën 5-orëshe në prokurori ka rrëzuar çdo gjë që ka mashtruar në seancën 8-orëshe para disa muajsh.

Dhe tani kërkon të fajësojë Velicën dhe vjehrrën, ky i ka bërë vetë, sepse del që kanë renditur aty, thuhet se kanë renditur të paktën minimumi 60 mashtrime, duke krahasuar dëshminë e parë me dëshminë e dytë të tij.

Mohimet e dëshmisë së parë dhe faktimet e dëshmisë së dytë.

Pastaj thotë ma bënë me hile, më thanë je person për dijeni dhe nuk më thanë se je person në hetim. Ku ka hile kur shkon e mashtron aty, thua nuk kam llogari bankare, nuk kam këtë, nuk kam atë, çfarë hile ka aty.

Ligësia e tij ekstreme është se ai po mbush komunitetin ndërkombëtar se po persekutohem nga Sali Berisha, e tëra kjo vetëm e vetëm që të marrë statusin e azilantit politik.

E ka kërkuar apo nuk e ka kërkuar, këtë nuk mund ta them, biletën ja ku e keni.

Në deklaratë tha se do kthehet sot, për dy ditë. Si do shkonte për uikend ai? A ka marrë ai kontakte me vendet e Amerikës Latine apo vendet nordike, ato nuk i di se nuk merrem me gjërat që qarkullojnë.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kur ikin reshjet e shiut? Sinoptikania zbulon si priten kushtet e motit 5 ditët në vijim..

Mot i paqëndrueshem pritet ne 5 ditet ne vijim, deri ditën e hënë.. Ndiqni videon me parashikimin e motit nga sinoptikania Tanja Porja per 5 ditet ne vijim.. https://youtu.be/L0OsdKXZ7-8

Goditi me vezë 2 banorët, merret vendimi e papritur për Gjestin

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë. Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj. Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.