4.5 C
Tirana

Berisha: Rama të dalë me deklaratën e dorëheqjes

Date:

Share:

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të dalë në darkë me deklaratën e dorëheqjes, duke paralajmëruar se shqiptarët kanë edhe data zvarritje, në referencë të datës 20 Shkurt që shënon përvjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Kujto 20 Shkurtin dhe ik përpara. Edi Rama nuk ka më absolutisht asnjë hapësirë, asnjë shpresë. Policia i shurdhoi qytetarët dhe prandaj morën ato veprime për të çliruar veshët e tyre. Policia i provokoi qytetarët, e shikoi gjithë bota. Policia e çau vetë kordonin. Edi Rama të firmosë dorëheqjen, më mirë të mos ia lejë ditëve të tjera që do të jenë të neveritshme për të. Protestuesit i thanë Ramës se nuk ke të ardhme, dhe i bindur të jetë se ditët do t’i ketë të numëruara. Ik më mirë, se shqiptarët kanë edhe një ditë zvarritje në histori. E kanë edhe ditën e zvarritjes.

Berisha tha se sheshet dhe rrugët janë plot. “Uroj që Edi Rama të dalë në darkë me deklaratën e dorëheqjes. Të dalë në darkë me deklaratën e dorëheqjes, shqiptarët kanë data të tjera.

I pyetur nëse beson se kjo do të ndodhë, Berisha tha: “Jo absolutisht, unë i bëj thirrje për zgjidhje politike, por ai është një paranojak, i cili nuk mund të gjejë arsye në kokën e tij ndonjëherë, por shqiptarët do t’ia tregojnë. E patë sot, e bënë çika pushtetin e tij, ku është? Ku është?

Ai tha se protestuesit “u provokuan egërsisht nga forcat e rendit dhe në mënyrë absolute”. “Protestuesit nuk kanë asgjë, përveçse dy-tre fishekzjarrëve në fillim, nuk kanë hedhur asnjë mjet dhune. Zero. Nuk kanë në duart e tyre asnjë mjet dhune. Tirana, në vlerësimin tim, protestues më paqësor se këta nuk ka patur. Por kjo është një betejë që sot e fituan qytetarët. I bëj thirrje Ramës të japë dorëheqjen që të mos pësojë fatin e paraardhësit të tij, Enver Hoxha.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.