Berisha: Ja çfarë do bëj nëse humbas ne zgjedhjet vendore

53
0

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se do të kalojë në “votëbesim”, nëse pëson disfatë në zgjedhjet vendore të 2023.

I pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli në Euroneës, se çfarë do të bënte nëse humb zgjedhjet, Berisha tha se në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme largohet menjëherë, ndërsa statuti i PD-së parashikon kalimin në votbesim nga demokratët nëse humbet zgjedhjet vendore.

“E ka statuti, po humbet zgjedhjet lokale votohesh sa e ka statuti, rivotohesh kalon në votbesim. Ndërsa në zgjedhje të përgjithshme “bye bye”, nuk votohesh.

Do fitojë zoti Berisha, dyshimi shkon në favor të atij që dyshohet, ky është kuptimi. Edi Rama ka dy disfata nga unë. E munda në 2009, 2011…’, tha ndër të tjera Berisha.