Berisha acaron Ramën shpërthen në fyerje të rënda: Gruas time i ha…

1032
0

Sali Berisha ia doli ta acarojë Edi Ramën sot në seancën plenare të Kuvendit duke bërë që kryeministri të irritohet së tepërmi dhe të flasë me fjalor të pahijshëm.

“Ti Sali, je njeri që s’ke moral dhe gruas sime dhe familjes sime i ha atë që s’thuhet”.

Kështu i tha Kryeministri Edi Rama Sali Berishës, pas akuzave të këtij të fundit se e shoqja Linda Rama është aksionere e ABI Bank.

Kjo pasi sqaroi në seancën e sotme parlamentare se ABI Bank është një bankë amerikane dhe nëse do ishte e tillë, nuk do lejohej të udhëtonte në SHBA.

“ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrejtë nga enti rregullator i bankave të SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do ishte aksionere, të jesh i sigurtë mua nuk do më lejonin ta kapërceja oqeanin. Po ti Sali, ti e kapërcen dot oqeanin?”, tha Rama.

Në replikë ndaj tij, Berisha i tha se “Ti je një copë fundërrinë që ja merr shokëve gratë. Ti je një njeri që akuzon babanë tënd për përd.hunim dhe nuk njeh djalin tënd”.