Benin namin në qendra tregtare/ Arrestohen 5 shqiptarë në Itali, skema si vepronin: Dy femrat hynin në dyqane dhe..

143
0

Pesë persona, dy gra dhe tre burra të gjithë me kombësi shqiptare janë arrestuar në Itali.

Bëhet me dije nga mediat italiane se të gjithë ishin përgjegjës për dhjetra vjedhje në qendrat tregtare në të gjithë Italinë. Banda shkonte nga Shqipëria për në Itali, merrte makina me qira dhe kryente një sërë vjedhjesh dhe më pas ktheheshin sërisht në vendin e tyre. Deri më tani nga njoftimet paraprake mësohet se malli i sekuestruar kap vlerën e 8 mijë eurove.

Hetimet për identifikimin e kanaleve të marrjes së mallit që mund të kishte destinacionin jashtë Italisë po vazhdojnë.

Raportohet se të pestë shqiptarët në momentin e arrestimit ndodheshin në një qendrën tregtare në Portogruaro. Hetimet sipas medieve italiane kanë nisur në muajin shtator pas denoncimit të avokatëve të zinxhirit të firmës së njohur H&M. Deri më tani identiteti i shqiptarëve nuk është bërë i ditur.

Nga detajet e para mësohet se shqiptarët kishin një skemë të mirëorganizuar që kryeminin vjedhje.

Dy femrat hynin në dyqane dhe pasi i kishin hequr rrobat nga varëset, i fshehën mes rafteve ku i gjenin më pas dy burra, të cilët i fshihnin në karrocat e pazarit të pajisur me anti -pajisjet e vjedhjes.  Personi i tretë shërbente jashtë si roje.