Bëni kujdes! Meteorologu tregon KTHESËN e madhe të motit: Parashikohet që sot dhe nesër të…

54
0

Meteorologu Hakil Osmani nga Metoalb ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme në emisionin “Breaking”.

Ai shprehet se temperaturat do vazhdojnë të jenë të ulëta dhe moti do jetë i paqëndrueshëm. Sipas tij në zonat malore vlerat minimale do jenë deri në -2 ose -3 gradë, ndërsa maksimalet nuk do ndryshojnë, vazhdojnë të 12 gradë celsius. Ditën e nesërme sipas Osmanit pritet të ketë reshje bore në verilindje dhe juglindje, ndërsa reshje shiu në ultësirën perëndimore.

“Dita e sotme ka sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në zonat malore të kenë regjistruar në -2,-3 gradë celsius. Jo vetëm vlerat minimale, por edhe vlerat maksimale pësuan një rënie të ndjeshme të tyre, duke bërë që të zbresin në 13 gradë në orët e mesditës në ultësirën perëndimore.

Dita e nesërme sjell një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale të luhaten nga -1 në 0 gradë celsius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet do të mbeten të pandryshuara rreth temperaturës 13 gradë apo në ndonjë zonë të izoluar 14 gradë.

Përsa i përket kushteve atmosferike sot dhe nesër mbetemi në mbizotërimin e vranësirave të dendura të cilat herë pas here do të sjellin momente të pakta me reshje shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore, kryesisht në verilindje dhe juglindje të territorit shqiptar, do të ketë shfaqje të flokëve të dëborës.

Edhe ditën e nesërme mbetemi me mot të paqëndrueshëm, por herë pas here në orët e mesditës do të kemi dhe shfaqje të intervaleve të shkurtra me kthjellime, kryesisht në zonat bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet me mot të paqëndrueshëm, vranësira, reshje të pakta dhe reshje shiu në pjesën e qyteteve të ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore reshje të pakta dëbore”, është shprehur Hakil Osmani.