“Bëni kujdes!”, Autoriteti i sigurisë paralajmëron qytetatët shqiptarë: Mesazh mashtrues në Whatsapp

298
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes, pasi po shpërndahen mesazhe mashtrimi në platformën “whatsapp”.

Përmes një njoftimi AKSK-ja shprehet se mesazhi ka përmbajtjen e një sondazhi.

“Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin whatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues”, apelon AKSK-ja.