Benet Beci drejt thyerjes së tabusë, Shkodra ndërron drejtim

262
0

Partia Socialiste duket se është shumë pranë fitores për herë të parë që prej vitit 1991 në Bashkinë e Shkodrës.

Kandidati socialist, Benet Beci, ka krijuar një avantazh të dukshëm ndaj rivalit të tij të “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia, ndonëse janë hapur 85 nga 247 qendra votimi që ka kjo bashki.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Beci ka marrë momentalisht 25.687 vota, teksa Spahia 17213 vota, një diferencë kjo prej mbi 7000 votash në favor të kandidatit socialist.