Një 22 vjeçar nga shteti i Argjentinës i ka lënë të gjithë pa fjalë me veprimin e tij.
Mediat e botërore shkruajnë se i riu nga Argjentina ka bërë një “çmenduri” të madhe për të imituar të admiruarin e tij, “Mbretin e Popit”, Michael Jackson.
Leo Blanco mësohet se ka bërë 11 ndërhyrje plastike, për ti ngjarë sa më shumë ish-këngëtarit të famshëm.
Operacionet plastike i kanë kushtuar 30.000 dollarë e sipas Leos pas çdo operacioni ai ndihet më afër objektivit të tij.
“Nuk e mendoja se do më kushtonte kaq shumë, por për të realizuar ëndrrën time ja vlen”, është shprehur 22- vjeçari nga Buenos Aires.
Më poshtë keni edhe fotografitë se si duket ai pas ndërhyrjeve