Behuni gati, “Vjeshta” fillon këtë javë. Duke filluar nga kjo dite..

185
0

Edhe pse jemi në mes të shtatorit, po përjetojmë temperatura 3 deri në 4 gradë më të larta se vlerat e zakonshme. Temperaturat maksimale pritet të luhaten në 31-32 gradë Celsius në qytetet e zonës së ulët.

Ndërkohë, në bregdet temperatura maksimale pritet të jetë deri në 29 apo 30 gradë Celsius. Në fundjavë pritet një rënie të lehtë e temperaturave të ajrit, me vlerë 29 gradë Celsius, bën me dije meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani


Sa i përket kushteve atmosferike, pritet dominim i kthjellimeve në orët e para të ditëve, por mesdita dhe pasditja sjellin vranësira, më të fokusuara në zonat malore, duke sjellë edhe momente me pika shiu, që do mbeten të fokusuara në skajin verilindor.

Fundjava parashikohet me vranësira të shpeshta, duke filluar që të premten, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Këto vranësira do sjellin edhe reshje shiu, që herë pas here do të jenë edhe në formën e rrebesheve të shoqëruara me ministuhi lokale ere.


Sa i përket vendeve të rajonit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë vlera shumë pranë normales.Maksimumet do të jenë rreth 27-28 gradë Celsius në qytetin e Gjakovës.

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut, maksimumet parashikohet të ngjiten edhe në 29 gradë Celsius në qytetin e Shkupit.Sa i përket kushteve atmosferike, pritet dominim i kthjellimeve deri ditën e enjte.


E premtja sjell vranësira të shpeshta në Maqedoninë e Veriut. Në Kosovë pritet të ketë reshje orët e mbrëmjes, ndërsa në Maqedoninë e Veriut priten reshje gjatë fundjavës.