Bëhuni gati/ Vala më e madhe e të nxehtit per kete vit po vjen. Pritet te zgjase 10 dite, ja kur nis?

383
0

Sapo e kaluam valën e parë te nxehtit, por një tjetër akoma më e nxehtë po afron.

Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e enjtje, 14 korrik dhe të paktën për dhjetë ditët në vijim, vendi ynë do të goditet nga ajo që mund të jetë vala më e fuqishme afrikane e të nxehtit, duke shënuar ditët më të nxehta të verës 2022.

Gjatë fundjavës dhe deri të mërkurën më 13 korrik do të kemi kushte të qëndrueshme moti: me diell dhe temperatura në përputhje me mesataret e stinës ose maksimumi pak më të larta.

“Pra, nxehtë, po, por pa teprime dhe pa mundimin e vapës siç ka ndodhur javët e fundit,”- kështu deklaroi Mattia Gussoni, meteorologu i faqes www.iLMeteo.it.

Më pas, duke nisur nga data 14 korrik, temperaturat do të shënojnë mbi 38-39°C, që do të vazhdojnë po njësoj që nga e premtja, deri të paktën më 22 korrik.