Bëhuni gati për reshje bore, Ja kur zbardhet Tirana sipas MeteoAlb

2307
0

Rreshje dëbore pritet te shfaqen edhe në qytetin e Durrësit, Fierit dhe brigjet e Jonit, por mundësi më të ulët për dëborë paraqesin qytetet e Vlores dhe Sarandes.

Parashikimi i MeteoAlb

Dita e premte sjell mot të kthjellët dhe të ftohtë në pjesën më të madhe të Shqipërisë ndërsa vranësirat shtohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe në vijim.

Dita e shtunë rikthen reshjet në territor, dëborë në zonat malore mbi 400 m lartësi ndërsa shi në pjesën tjetër të vendit.

Pasditja e së shtunës sjell një tjetër rënie të theksuar të temperaturave në gjithë vendin duke zgjeruar zonën e shfaqjes së dëborës edhe në zonën e ulët veriperëndimore.

Mbrëmja e së shtunës deri mëngjesin e së dielës, sjell dëborën edhe në Tiranë, Elbasan, Berat ndërsa flokë dëbore shfaqen në Durrës, Fier dhe brigjet e Jonit por mundësi më të ulët për dëborë paraqesin Vlora dhe Saranda