“Bëhuni gati !!! “/ Brenda javës rajoni goditet nga stuhite, preket edhe Shqipëria

924
0

Agjencia e njohur meteorologjike “Severe Weather” flet për një rezik që i kanoset Gadishullit Ballkanik nga stuhitë.

Vendet e Ballkanit pas valës së të nxehtit që u goditën gjatë korrikut e fillim gushtit, do pasohen me një mot të ndryshëm.

Sipas hartës së publikuar nga Severe Weather, ku me të kuqe janë shënuar vendet që pritet të goditen më fort nga stuhia janë Kroacia, Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia.

Agjencia meteorologjike paralajmëron erëra me shpjetësi të madhe e shira të rrëmbyeshëm ku nuk do të mungojnë përmbysjet apo tornadot./shqiptari.net/