Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj ditën e djeshme në zyrën e tij në bashki ka lënë shumë njerëz dhe qytetarë të kënaqur dhe disa të tjerë të mërzitur. Këta të fundit janë ‘VIPAT’ shqiptarë që nuk kanë ngurruar që në këtë ditë të vështirë për Veliajn të tregojnë hapur mbështetjen e tyre.
Në Instagramin e Veliajt shihen që komentet në postimet e tij janë bllokuar për qytetarët, në mënyrë që të mos e shajnë. Por ‘VIPAT’ që mbështesin Veliajn lehtësisht kanë komentuar, duke nisur nga Çiljeta Xhilaga, Klea Huta, Ardit Çuni, Ilir Shaqiri e shumë të tjerë.
“E transformove Tironen nga nje hale ne kryeqytet. Never give up Lal,” shkruan Ilir Shaqiri.
“Lalii në këto 10 vite ke transformuar Tiranën në një qytet më të bukur, më modern dhe më të gjallë. Ke mbështetur artistët, të rinjtë dhe çdo nismë që ka sjellë pozitivitet në këtë qytet. Qëndro i fortë, sepse e vërteta gjithmonë del në dritë. Ke mbështetjen e gjithë atyre që e duan Tiranën dhe që e vlerësojnë punën tënde,” shkruan Ardit Çuni.
“Per punen qe ka bere dhe per te gjithe njerzit qe ka ndimuar ne momente me te veshtira, per te gjithe te rinjeve qe i mbeshteti me projekte artistike, ti ke vene nje gure te madh ne mendjen dhe zemrat e atyre qe te jane mirenjohes,” shkruan Monika Lubonja.
“Forca Lali, ke mbeshtetur te madh e te vogel dhe ke bere per kete vend me shume se kushdo. I ke dhene mbeshtetje dhe hapesire te gjitheve, per ta bere Tiranen nje vend me te mire,” shkruan Klea Huta.
Këto janë disa nga komentet mbështetëse të Veliajt në profilin në Instagram, ndërkohë që pse kjo përzgjedhje që kryebashkiaku ka bërë për të lënë në faqe komentet pozitive por për të fshirë ato negative ende nuk dihet.