Bëhet nami tek lokalet luksoze, i vihet shiriti Havanës dhe disa restoranteve të njohura

480
0

Duket se strukturat e Hetimit Tatimor dhe të Zbatimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë bërë namin me masat e vëna sëfundmi në një numër të madh subjektesh turistike, restorante e komplekse të njohura në zonat bregdetare turistike.

Kështu, mësohet se janë bllokuar për 30 ditë, që praktikisht i bie deri në fund të gushtit, hotel-restorant “Aragosta”, “4 Stinët”, në Durrës, si dhe “Havana” në Dhërmi.

Kujtojmë se ditën e djeshme JOQ.al publikoi foton e një fature dore me çmime marramendëse nga kompleksi Havana, ku çmimi i një omëlete shkonte deri në 9 mijë lekë të vjetra dhe ai i një brioshi deri në 6 mijë e 500 lekë të vjetra.