Skip to content

Befason Moti, sinoptikania Tanja Porja zbulon cfarë pritet 5 ditët në vijim..

    Shqipëria vijon me mot të kthjellët pothuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa temperaturat ndryshojnë shumë pak si në mëngjes, ashtu edhe në mesditë. Zonat e thella malore zbresin deri në rreth 2°C, por mesdita arrin deri në 22°C, jo vetëm në jugperëndim, por edhe në zonat qendrore dhe veriperëndimore.

    Vranësirat janë të lehta dhe kalimtare, kryesisht në lindje, ndërsa era mbetet e dobët me drejtim verior dhe veriperëndimor. Edhe nata dhe paraditja e nesërme mbeten të kthjellta në pjesën më të madhe të vendit. Mëngjesi sjell një rritje të lehtë të temperaturave, sidomos në veri dhe verilindje, ku termometri lëviz nga 2 në 3 gradë. Në juglindje, zonat malore qëndrojnë rreth 4–5°C, ndërsa bregdeti ngjitet në 13°C.

    Mesdita e nesërme rikthen të njëjtën tablo: diell në Perëndim, pak vranësira në Lindje dhe maksimum deri në 22°C në zonat bregdetare e jugperëndimore. Edhe veriu shënon lehtë rritje, duke arritur deri në 21°C.

    Pesë ditët e ardhshme mbeten po në të njëjtin ritëm. Fundjava sjell stabilitet total: diell, vranësira të pakta dhe temperatura të larta për këtë periudhë të vitit. Në pjesën e dytë të së dielës shtohen pak vranësirat, ndërsa fillimi i javës tjetër i thekson disi në veri dhe lindje, sërish pa reshje.

    Nga e hëna, temperaturat e mesditës pësojnë një rënie shumë të lehtë, por maksimumi mbetet rreth 21°C. Mëngjeset ndryshojnë minimalisht.

    Në Ballkan, situata mbetet kryesisht e kthjellët, me rritje të lehtë të temperaturave si në mëngjes, ashtu edhe në drekë. Mesdita luhatet nga 13 deri në 16°C në veri të rajonit dhe deri në 22°C në jug.

    Në Europë, moti i pastër dominon në qendër, lindje dhe shumicën e jugut të kontinentit. Gadishulli Iberik përjeton mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje më të theksuara në Portugali dhe pjesërisht në Spanjë. Veriu i Europës dhe ishujt britanik kanë rrebeshe të shpeshta, ndërsa Mesdheu ruan mot të ngrohtë për stinën, me temperatura deri në 21–22°C.