Befason ish-ambasodori amerikan: Ju tregoj pse shqiptarët rrinë në kafene

Shumë herë është folur për qëndrimin e shqiptarëve, sidomos të rinjve, nëpër kafene. Analiza të shumta janë marrë duke shpjeguar këtë fenomen që ndodh në Shqipëri.

Këto analiza kanë treguar padobishmërinë e kafeneve dhe qëndrimin e kot të shqiptarëve në to.

Mirëpo, ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers ka shpjeguar në një letër dërguar Departamentit të Shtetit në atë kohë se pse shqiptarët qëndronin në kafene.

Xhon Uidhers shkruante:

Institucioni që punon më mirë në Shqipëri është i vetmi vend publik që mund të gjesh: Kafeneja”.
Më tej ai thoshte:

Shqiptarët i diskutojnë problemet e tyre në kafene, përfshirë këtu politikanë që diskutojë iniciativa publike, zyrtarë që diskutojnë politika të ndryshme dhe studentë që diskutojnë provimet ose modën”.
Këto janë zbuluar në disa kabllograme të dërguara mes shkurtit dhe marsit 2008 të zbuluara nga Wikileaks, ku Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje mënyrës së jetesës në Shqipëri.

Diplomati shton në të njëjtin kabllogram se mes shqiptarëve dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë.

Uidhers shkruante:

Që gjatë periudhës komuniste, ku ti ishe gjithmonë në kërkim të një miku që të të gjente pak më shumë mish apo qumësht, dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë dhe kërkon shumë kohë e energji.

Ato ndikojnë në vendimet e njerëzve.

Në këtë mënyrë kafenetë janë institucioni ku mund të ankohesh, të zgjidhësh problemet apo të argëtohesh në Shqipëri.

Pra, kur të shihni shqiptarë të ulur në kafene, mos mendoni se është humbje kohe.

Është një institucion social multifunksional për një vend në tranzicion”.

- Advertisement -

Mister/ PUSI më i thellë në botë, ja cfare kanë zbuluar shkenctarët

Në vitet 1960, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik jo vetëm që konkurronin në hapësirë, por gjithashtu në fushën shkencore dhe teknologjike....

Sferat misterioze në Kazakistan/ Askush nuk e di origjinën dhe qëllimin e tyre. Cfarë thonë shkencëtarët?

Në Kazakistanin Perëndimor shtrihet një zonë që nuk ngjan me asnjë vend tjetër në Tokë – Lugina e Topave . E njohur në vend...

Pse nuk duhet t’i hiqni kurrë këpucët dhe çorapet në avion? Arsyeja nuk është ajo që po mendoni..

Rehatia është çelësi kur udhëtojmë me avion. Megjithatë, ekziston një veshje që një stjuardesë rekomandon ta shmangim kur planifikojmë një fluturim. Zakonisht, veshja që zgjedhin shumica...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.