Bebe Rexha shpërthen në lot, s’më lanë të hipja në avion sepse fola shqip

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi një përvojë aspak të këndshme në aeroport.

Ajo postoi në rrjetin e saj social “Instagram” një video duke qarë, mjaft e prekur nga incidenti i ndodhur.

Sipas saj gjithçka filloi kur i foli shqip agjentit të sigurisë, pasi mendoi se ishte shqiptar, veprim ky që duket se ka acaruar agjentin, i cili më pas e ka ndaluar këngëtaren të hipë në avion.

U ndjeva e kërcënuar sepse mendova se agjenti i sigurisë ishte shqiptar. I fola shqip, e pyeta se ku mund të merrja biletën dhe tani s’po më lejon të udhëtoj.

Rexha shkroi mbi videot e saj në “Instagram” se ndihej e kërcënuar nga agjenti i sigurisë i cili ushtroi presion psikologjik ndaj saj.

Ky është krim urrejtjeje, sepse jam shqiptare. Ai s’më lejon t’ia marr vesh emrin. Ai vazhdoi të ushtronte dhunë psikologjike, që të më bënte të ndihesha sikur ai ishte më i fuqishëm nga se ishte në të vërtetë.

Gjithashtu, shtoi se ishte e zhgënjyer që asnjë nga gratë e pranishme nuk denjoi të vepronte apo fliste gjysmë fjale për t’i ardhur në ndihmë.

Këngëtarja theksoi se ky incident ishte një formë diskriminimi, duke theksuar se e ndjeu këtë si një krim urrejtjeje për shkak të përkatësisë së saj etnike.

Në fund, tha se agjenti nuk pranoi t’i tregonte emrin, por mori vesh se punonte për ATSG-në, që është kompani e shërbimit të kontrollit të dokumenteve, e angazhuar nga “Lufthansa”.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.