Ditën e djeshme Beatrix kërkoi të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”. “Vetëm dua të dal nga këtu dhe të shkoj në shtëpi”, u shpreh ajo.
Pas këtij momenti këngëtarja është surprizuar nga e ëma, e cila i ka dërguar një videomesazh. Ajo i ka thënë të mos i marrë gjërat shumë seriozisht dhe ta shijojë këtë eksperiencë.

“Shijoje këtë eksperiencë ashtu siç je e brishtë dhe e sinqertë. Ne të përkrahim dhe të duam shumë. Mos i merr gjërat aq serioze sepse nuk janë. Të lutem Trixa, vazhdo nëse ty ta do zemra, më ke gjithmonë afër, ke përkrahjen tonë”, shprehej e ëma, duke lumturuar Beatrixën.
“Do jem mirë, do të bëj krenare të premtoj”, është shprehur këngëtarja.