BE flet për lajmin e shkëlqyer për Shqipërinë: Krenarë që ju mbështetëm!

1421
0

Bashkimi Evropian e ka cilësuar një lajm të shkëlqyer për Shqipërinë futjen e Liqenit të Ohrit si pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, delegacioni i BE, në vendin tonë shkruan se kjo organizatë është krenare që ka mbështetur vendin tonë.

“Lajm i shkëlqyer për Shqipërinë! Pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit nga sot është pjesë Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Krenarë që kemi mbështetur Shqipërinë për këtë arritje të rëndësishme përmes projektit IPA 2013!”, thuhet në njoftim