BE merr vendimin për negociatat me Shqipërinë

455
0

Eurokomisioneri Johannes Hahn ka lajmëruar se negociatat për në BE do të shtyhen për në vitin 2019, për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sipas tij, nëse këto shtete tregojnë se do të bëjnë progres në reforma, atëherë do të jenë gati për hapjen e negociatave.

Në një reagim në Twitter, Hahn thotë se ky është një sinjal kyc për rajonin, se progresi i bërë shpërblehet.

“Rrugëtimi drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në qershor të vitit 2019 është i qartë. Një sinjal kyç ky për rajonin se progresi i bërë shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë e vet BE-së”, kështu ka shkruar komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn.