BE i jep goditjen e fundit Rusisë, kjo eshte paketa e gjashtë e sanksioneve, ja cfare perfshin

219
0

Bashkimi Evropian njofton paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i bëri të ditura propozimet në një fjalim në parlamentin evropian.

Për çështjen vendimtare të importeve të karburanteve, von der Leyen tha:

“Ky do të jetë një ndalim i plotë i importit për të gjithë naftën ruse, në det dhe tubacione, të papërpunuar dhe të rafinuar. Ne do të sigurohemi që të heqim dorë nga nafta ruse në një mënyrë të rregullt, në një mënyrë që na lejon ne dhe partnerët tanë të sigurojmë rrugë alternative të furnizimit dhe të minimizojmë ndikimin në tregjet globale. Kjo është arsyeja pse ne do të heqim gradualisht furnizimin me naftë ruse bruto brenda gjashtë muajve dhe produkteve të rafinuara deri në fund të vitit.”

Që të miratohen, sanksionet kërkojnë mbështetje unanime midis 27 vendeve të BE-së, ndërsa Sllovenia tashmë ka treguar se do të kërkojë përjashtim dhe Hungaria sugjeron që sanksionet mbi furnizimet me energji janë një “vijë e kuqe” për ta.

Masat e tjera të propozuara përfshijnë:

-Bërja e një liste me oficerët e lartë ushtarakë dhe individë të tjerë që akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës në Bucha dhe ata që janë përgjegjës për rrethimin e Mariupolit

-Ndalimin e tre transmetuesve shtetërorë rusë nga transmetimet e BE-së.

-Dëbimin e SberBank, deri tani banka më të madhe të Rusisë, nga sistemi i pagesave Swift, së bashku me dy banka të tjera të mëdha.

Presidentja e KE, shtoi se Evropa ka një përgjegjësi të veçantë ndaj Ukrainës dhe gjithashtu propozoi një “paketë ambicioze rimëkëmbjeje” për vendin.