BE fut Shqiperine ne vendet e sigurta per te udhetuar, ja vendimi qe pritet kesaj jave

669
0

BE pritet që brenda kësaj jave të heqë kufizimet e udhëtimit për qytetarët e disa shteteve.

Mediet e huaja raportojnë se një zyrtar i lartë i Portugalisë ka deklaruar se është momenti për të zgjeruar listën e vendeve që do të udhëtojnë pa kufizime.

Bëhet fjalë për Shqipërinë, SHBA, Hong Kong, Liban, Makaos, Maqedonia e Veriut, Arabia Saudite, Serbi dhe Tajvani.

Disa vende anëtare të BE kanë lejuar amerikanët e vaksinuar që të futen në territorin e vendit të tyre, duke përfshirë kështu SHBA në “listën e bardhë” dhe pritet që kufizimet të hiqen në të gjithë BE-në.

Duke filluar nga 1 korriku, personat, të cilët kanë 14 ditë që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid-19, do të lejohen të udhëtojnë në 27 vende anëtare të Bashkimit Europian.