14.5 C
Tirana

Bashkimi familjar në Itali, ja minimumi i të ardhurave vjetore si kusht për 2018

Date:

Share:

Nëse keni bashkëshortin që jeton në Itali, për të mundësuar bashkimin familjar gjatë 2018 duhet të ketë të ardhura minimale 8.8 mijë euro. N.q.s shqiptari rezident atje dëshiron të tërheqë të gjithë familjen (deri në 4 persona) atëherë të ardhurat e tij duhet të kenë disa zero më tepër.

Në rregullat e reja që po bëhen publike në Itali, bazuar në Tekstin Unik për Emigracionin, i cili bazohet në Institutin Nacional për Sigurimin Social (INPS), parashikohet se kush kërkon bashkim familjar të ketë “të ardhura minimale vjetore nga burime të ligjshme jo më të ulëta se çeku social, plus gjysmën e shumës së çekut për çdo familjar që do të sillet në Itali. Çeku social është vendosur në janar të vitit 2018 në shifrën e 5’889 euro.

Sipas rregullores, bëjnë përjashtim fëmijët, për bashkimet e të cilëve nën moshë madhore, kërkohen të ardhura vjetore jo më të ulëta se dyfishi i çekut social.

Nga ana tjetër, ligji specifikon se “për përcaktimin e shumës së të ardhurave merren në konsideratë edhe të ardhurat e përgjithshme të familjarëve që bashkëjetojnë me kërkuesin”.

Ja të ardhurat minimale si kusht për të marrë familjen në Itali gjatë 2018:

Bashkim me 1 familjar: 8.833,50 euro

Bashkim me 2 familjarë: 11.778,00 euro

Bashkim me 3 familjarë: 14.722,50 euro

Bashkim me 4 familjarë: 17.667,00 euro

Bashkim me 2 apo më shumë fëmijë të mitur nën 14 vjeç: 11.778,00 euro

Bashkim me 2 apo më shumë të mitur nën 14 vjeç dhe 1 tjetër familjar: 14.722,50 euro

Bashkim me 2 apo më shumë të mitur nën 14 vjeç dhe 2 familjarë të tjerë: 17.667,00 euro./monitor/

(BalkanWeb)

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...

Ndryshon kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja si këmbehet dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.