Kreu i PD, Lulzim Basha, është surprizuar sot nga lojtarët e Kombëtares shqiptare të futbollit duke i dhuruar bluzën kuqezi me nr. 9 dhe me mbishkrimin Basha.
Bluza e firmosur nga lojtarët, stafi i Kombëtares dhe drejtuesit e FSHF, i është dhuruar Bashës nga ish-futbollisti kuqezi, Andi Lila gjatë momentit kur kreu i PD, ishte bashkë me disa emra të njohur të sportit shqiptar, për të parë ndeshjen Shqipëri-Angli, që po luhet në Tiranë.
Bluza mban numrin 9 ashtu si edhe numri i PD në zgjedhjet e 25 prillit.
“Gjëja e parë që dua të them sot para se të fillojë ndeshja është që me 25 prill do të fitojë sporti shqiptar. Gjithë harresën dhe braktisjen që ka pasur ne do ta arkivojmë dhe sportistëve do ju japim atë që meritojnë,” tha Basha.