Basha shpall një plan të ri opozitar per largimin e Ramës nga pushteti

248
0

Kreu demokrat Lulzin Basha shpalli sot atë që ai e cilësoi një Platformë për Demokracinë e cila siç siguroi ai, do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë për të shpëtuar vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij

Basha tha se “beteja e opozitës dhe e shoqërisë shqiptare nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin dhe e plaçkit atë me një grusht të vogël njerëzish, me të cilët masakron zgjedhjet, kriminalizon politikën dhe shkatërron ekonominë”.

“Shqiptarët ia dinë dështimet, raportet ndërkombëtare i’a kanë ekspozuar babëzinë, askush nuk gënjehet nga ripërtypja e fjalimeve të vjetra të atij që ka varfëruar familjet shqiptare dhe ka degdisur gjysmë milioni shqiptarë.

Përballë këtij regjimi, kemi detyrën qytetare të bashkohemi dhe të punojmë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend.

Platforma qytetare për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që e duan ndryshimin dhe janë të vendosura të shpëtojnë vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij”, tha z.Basha.