Basha i kaloi pas shpine teksa fliste me gazetaret, batuta e Berishes shkakton të qeshura

275
0

Një situatë që shkaktoi të qeshura pas një batute të ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë kohës kur Berisha jepte një prononcim për mediat, pak metra më tej, kalonte kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Teksa Sali Berisha mbante një fjalim për gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha ka zbritur vetëm pak metra pas tij për të hyrë në seancën e Kuvendit. “Armiku më i rrezikshëm është ai që të rri pas shpine.”, tha Berisha, ndërsa gazetarët qeshën njëzëri, bashkë edhe me ish-kryetarin e PD-së.

Kujtojmë se sot në Kuvend do të votohet për zgjatjen e “Vettingut”, ku deri më tani PD është deklaruar pro, ndërsa grupi i Rithemelimit të Berishës është shprehur kundër.